Tërheqja e ambasadorëve nga SHBA-të dhe Australia, reagon Ministri i Jashtëm francez: Një krizë serioze është në horizont

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Jashtëm i Francës ka akuzuar Australinë dhe SHBA -në se kanë gënjyer për sa i takon një pakti të ri sigurie, i njohur si Mmini-NATO, që bëri që Parisi të tërhiqte ambasadorët e tij nga këto dy shtete.

Në një intervistë për televizionin France 2, Jean-Yves Le Drian akuzoi gjithashtu vendet për “qëndrim të dyfishtë, një shkelje e madhe e besimit dhe përbuzje”.

Pakti, i njohur si Aukus, do t’i japë Australisë teknologjinë për të ndërtuar nëndetëse me energji bërthamore.

Ky veprim pengoi një marrëveshje shumë miliardë dollarëshe që Franca kishte nënshkruar me Australinë.

Marrëveshja, e cila gjithashtu përfshin Mbretërinë e Bashkuar, shihet gjerësisht si një përpjekje për të kundërshtuar ndikimin e Kinës në Detin e kontestuar të Kinës Jugore.

Franca u informua vetëm disa orë para se të bëhej njoftimi publik në fillim të kësaj jave. Duke folur të Shtunën, Le Drian tha se një “krizë serioze” ështe në progres midis aleatëve.

“Fakti që për herë të parë në historinë e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Francës ne po tërheqim ambasadorin tonë për konsultime është një akt serioz politik, i cili tregon madhësinë e krizës që ekziston tani midis vendeve tona,” i tha ai France 2.

Zjarr Tv Ad