Ndër vendimet e para që mori qeveria e re “Rama 3”, ishte edhe krijimi i agjencisë për Mediat dhe Informimin e Këshillit të Ministrave.
Agjencia për Media dhe Informim (MIA) me seli në Tiranë është në varësi të kryeministrit dhe që do të financohet nga buxheti i shtetit.
Por për pedagogen Jonila Godole, krijimi i kësaj agjencie ëhstë ogur i keq për lirinë e shprehjes dhe gazetarinë, pasi ëhstë kurorëzimi i ligjit “anti-shpifje”, për të cilin Rama mori goditje dy vite më parë nga të gjitha institucionet ndërkombëtare.
Sipas saj, qytetarit shqiptar nuk mund t’i kërkohet të paguajë 3 institucione që i shërbejnë qeverisë, pasi veç agjencisë së re, janë edhe ATSH dhe RTSH.
Postimi i plotë:
Qeveria „Rama 3“: Propagande dhe censure me vule kryeministrore
Fakti qe nje nder vendimet e para te marra sot nga qeveria “Rama 3” qe krijimi i nje Agjensie per Mediat dhe Informimin, eshte ogur i keq per lirine e shprehjes dhe gazetarine.
Sepse ky duket qe do te jete mandati i propagandes dhe censures se ligjeruar me vule kryeministrore!
Sot kryeministri kurorezoi ligjin “antishpifje“, per te cilin mori goditje dy vjet me pare nga te gjitha institucionet nderkombetare.
Shpresoj qe shoqatat e gazetareve, Keshilli i Medias dhe Etikes dhe gjithe organizmat e tjera te shprehen kunder kesaj VKM qe cenon dukshem lirine e shprehjes ne Shqiperi.
Nese kemi nje agjensi informimi mediatik prane Kryeministrtit, cili rol i mbetet atehere ATSH? Po i transmetuesit publik RTSH? Taksapaguesit shqiptar nuk mund t’i kerkohet te paguaje tre institucione qe t’i sherbejne qeverise?! Dhe as nuk mund te detyrohet te paguaje kostot e ERTV; se ngado qe ta kthesh kete Agjensi, ky duket te jete misioni i saj i vertete!