E trishtë/ Ndahet papritur nga jeta ish-zyrtari i PD në…

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Xhelal Mziu ka dhënë një lajm të trishtë për Partinë Demokratike, pasi ka njoftuar se është ndarë nga jeta ish-zv.kryetari i degës së PD në Dibër, Islam Qoku.

Në mesazhin e tij të ngushëllimit, Mziu thotë se Qoku ishte një mik, bashkëpunëtor dhe një personalitet i jashtëzakonshëm

“Sot u nda nga jeta Islam Shukri Qoku, në moshën 55 vjeçare, një shokë, mik, bashkëpunëtor dhe një personalitet i jashtëzakonshëm!

Me profesion Inxhinier Ndertimi, ish zv/Kryetar i degës së PD Dibër, ish Drejtor i Qendrës Balneare (Llixha) Dibër, me shpirt demokrat dhe një qendrestar dhe i pakompromis me të keqen!

Një trashgimtar i familjes së Iljaz Pashë Qokut  (Bashkëdrejtues i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit).

Kujtimi i tij do të mbetet i përjetshëm.

Ndaj sot dhimbjen dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjen Qoku dhe të afërmit e tij!

U prehtë në paqe shpirti i tij”, shkruan Xhelal Mziu.

Zjarr Tv Ad