Vladimir Putin i hedh kunja NATO-s dhe SHBA-ve: Koston për rindërtimin e Afganistanit duhet ta paguani ju

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti rus Vladimir Putin u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s të mbartin koston e rindërtimit të Afganistanit, njoftuan mediat ruse.

Putin, i cili është në izolim si masë kundër COVID-19, mori pjesë në dy samitet e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) dhe Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), të mbajtur në kryeqytetin e Taxhikistanit Dushanbe, përmes një video-lidhjeje.

Duke shprehur mbështetjen për kontaktet midis SCO-së dhe Afganistanit, Putin theksoi se organizata duhet të dyfishojë përpjekjet për të parandaluar kërcënimet e terrorizmit, trafikut të drogës dhe ekstremizmit fetar me origjinë nga Afganistani.

Ai gjithashtu shtoi se SHBA-ja dhe NATO, për të cilat tha se ishin kryesisht përgjegjëse për situatën në Afganistan, duhet të mbartin koston e rindërtimit të vendit të shkatërruar nga lufta.

Zjarr Tv Ad