Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një aksident i rëndë me pasojë tre të plagosur, ndodhi pasditen e djeshme në Fushë-Krujë.
Në aksident janë përfshirë një makinë tip Benz ngjyrë gri dhe një makinë tip BMW në ngjyrë të zezë, e cila është goditur nga pas nga një tjetër makinë tip Golf. Përkatësisht tek Benzi udhëtonte Shpëtim Qira në timon dhe bashkëshortja e tij Shpresa Qira.
Djali i të plagosurve ka folur për JOQ, duke deklaruar se faji ishte i djalit me BMW, i cili ka hyrë në parakalim me një shpejtësi prej 200km/h.
Ai thotë se pas aksidentit është larguar nga vendngjarja, duke mos u paraqitur në spital për të mësuar mbi gjendjen e të plagosurve. Ai deklaron se mamaja e tij ka thyer të dyja këmbët, ndërsa i ati ka pësuar thyerje në brinjë.