“Plas” e qeshura në Kuvendin e Kosovës, pyetja ironike e deputetit ndaj Albin Kurtit: Çfarë po bën për bashkimin kombëtar me Shqipërinë?

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Seanca e parë në sesionin e ri të Kuvendit të Kosovës ka nisur me të qeshura.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka pyetur me ironi kryeministrin Albin Kurtin se çfarë po bën me çështjen e bashkimit kombëtar me Shqipërinë. Por, këtë e ka bërë duke ironizuar me bashkëshortin e Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu.

“M’pat pëlqy shumë ideja e bashkimit kombëtar që e pati promovu dhe deshta me ditë a ka lëvizë najsën në këtë aspekt. Qysh është e mundshme, Prindon Sadriu e veshi uniformën fill i vetëm për këtë ide dhe s’po e përkrahni, kur po e kryen këtë punë?”, ka thënë Berisha.

Zjarr Tv Ad