Nesër rihapet Ambasada Gjermane, ja njoftimi i rëndësishëm për shqiptarët

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke filluar nga dita e nesërme të gjitha ata persona të cilët dëshirojnë të tërheqin pasaportat e tyre mund të paraqiten te ambasada gjermane në Tiranë.

Pas disa ditësh mbyllje sipas njoftimit të ambasadës, ambientet e saja do të jenë të hapura për të gjithë personat të cilat janë informuar për të tërhequr pasaportat e tyre.

NJOFTIMI I PLOTË I AMBASADËS:

“Sektori Konsullor i Ambasadës Gjermane është i hapur përsëri që nga dita e martë 21.09.2021; Personat, të cilët janë informuar për të tërhequr pasaportat e tyre do të paraqiten në oraret e caktuara. Aplikuesit të cilët preken nga mbyllja do të pajisen me takim të ri.

Ju lutemi te mos dërgoni pyetje në lidhje me këtë çështje. Këtyre pyetjeve nuk do ju përgjigjemi”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane.

Zjarr Tv Ad