Zbardhet vendimi i Kryesisë së Grupit të PD-së…

0
75
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD-së, Lulzim Basha mblodhi dje Kryesinë e Grupit Parlamentar, ku bëjnë pjesë kryetarët e komisioneve dhe nënkryetarët e komisioneve, për t’u orientuar me piketat, ku do të fokusohet aksioni i opozitës.

Në këtë mbledhje, Basha ka porositur deputetët e tij se kryefjalë e çdo fjalimi të tyre, duhet të jetë pwr manipulimin zgjedhor.

Kryedemokrati u kërkoi të anëtarëve të Grupit të PD, të flasin me fakte dhe prova në Parlament për ndërhyrjet e jashtëligjshme që sipas tij, janë bërë në zgjedhjet e 25 prillit nga Partia Socialiste.

Ndërkohë, më herët për këtë çështje në mbledhjen e Kryesisë së Grupit u shpreh edhe Flamur Noka, i cili pati rezerva për fjalimet e para të deputetëve në seancën plenare, ku, sipas tij, asnjëri nuk fliste për manipulimin e zgjedhjeve.

Këtu po diskutohet sikur jemi në një normalitet. Ka një javë që është përjashtuar historia e kësaj partie. Ne s’dëgjuam asnjë fjalë në Parlament. Ishte gjithë diktime. Ti na ke thënë që kemi një regjim përpara dhe regjimi nuk luftohet me diktime apo me hartime. Këtu duhet të caktojmë një strategji sesi do përballemi me këtë regjim. Këtu s’po i dëgjoj këto”, mësohet të ketë thënë Noka.

Zjarr Tv Ad