Berisha s’le gjë pa thënë nga Fieri, i kthehet ambasadores Kim dhe zbulon bisedën: I ke thënë Lulzim Bashës se unë kam dosjen por s’dua ta besoj

0
184
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim, pas deklaratës së saj për “Zërin e Amerikës”.

“Ambasadorja tha se njerëzit bëjnë të paditurin”, u shpreh Berisha, duke zbuluar edhe bisedën e saj me Lulzim Bashën.

Sipas Berishës, ambasadorja Kim i ka thënë Bashës se Berisha e ka dosjen por nuk do ta besojë.

Deklarata e Berishë:

Ambasadorja ka deklaruar në VOA se habiten se si njerëzit bëjnë të paditurin.

Zonja ambasadore ke thënë këtë por ke thënë edhe diçka tjetër, që Berisha e di që ne kemi dosje, por ai nuk i beson ato të dosjes. Nga e di që ka dosje, DASH ka deklaruar që vendimi është marrë në bazë të raporteve NGO, raporte të qeverisë, pra skam thënë kurrë ndonjëherë që nuk janë dosje, por janë shpifje, shpifje. Edi Rama 2 vjet me Engjëll Agacin ka çuar dhjetra e dhjetra vendime të qeverisë.

Zjarr Tv Ad