Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë ka folur për situatën në veri me rastin e aplikimit të masës së reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia.
Kurti tha se i vetmi person i icli kërkon incidente është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
“Vendimi për targat është i drejtë dhe garanton të drejtën e lëvizjes së lirë, përfshirë edhe qytetarëve serbë. Pengesat janë duke u bërë me disa kamionë pronë komunale dhe kjo është keqpërdorim i aseteve publike. Ftoj grupin e organizuar të qytetarëve serbë, sepse ata kanë bllokuar veten e tyre dhe lëvizjen. Për incidente dhe eskalim s’kanë interes as qytetarët e as shteti ynë, s’kanë interes as serbët e Kosovës e as Serbia. Duket se interes ka vetëm një individ, presidenti i Serbisë. Ne jemi për dialog”, tha kryeministri.
Kujtojmë se dy ditë më parë qeveria e Kosovës vendosi që automjetet me targa serbe duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës dhe ta paguajnë një taksë për këtë.