Rama nxjerr ministrat para Kryeministrisë për të njoftuar vendimet e reja të Këshillit të Ministrave

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e dytë e Këshillit të Ministrave, ku janë marrë disa vendime të rendësishme.

Ndryshe nga herët e tjera kur vendimet i komunikonte vetë Rama apo botoheshin direkt në Fletoren Zyrtare, në këtë mandat të tretë duket se kryeministri Rama do të sjellë edhe një risi në komunikimin e VKM-ve.

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, kanë dalë përpara kryeministrisë në një deklaratë për mediat dhe kanë njoftuar për vendimet e reja të Këshillit të Ministrave.

Mesa duket, kjo do të jetë mënyra se si do të komunikohen vendimet e Këshillit të Ministrave gjatë mandatit të tretë të qeverisë “Rama”.

Zjarr Tv Ad