Spartak Ngjela për Llallën: Do t’i thyenin hundët Maks Haxhisë, nuk u tremb fare/ Prokurori që s’ka kapacitet të mbrohet në gjyq është lepur…

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin “Open”, në Top Channel ka krahasuar një rast të avokatit Maks Haxhia, që u përball me drejtësinë dhe nuk u tremb fare nga shantazhet, disa vite më parë, me rastin e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Ngjela e quajti lepur Llallën, për faktin se nuk ishte në sallën e gjyqit në momentin që për të u dha vendimi.

Do t’i thyenin hundët Maks Haxhisë kur ishte prokuror. Isha unë avokat i tij. Ishte koha e Sali Berishës. Nuk u tremb fare nga shantazhet. Merre pyete Maks Haxhinë. Doli dinjitoz atje, ishte prokuror.

Mbrojtjen e ka dinjitet është prokuror i përgjithshëm, duhet të ishte në sallë t’i tregonte popullit që ishte Prokuror i Përgjithshëm. Unë jam për shtetin shqiptar, kam 40 vjet. Një prokuror që s’ka kapacitet që të mbrohet në gjyq, është lepur”, shprehet Ngjela.

Zjarr Tv Ad