Roland Bejko: Më vjen turp nëse do dal jashtë dhe t’u them jam pjesë e një partie me kryetar non-grata…

0
320
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i PD në zgjedhje, Roland Bejko shprehet se është e turpshme që një parti politike të ketë kryetar apo ish-kryetar të shpallur “non-grata” nga SHBA.

Bejko tha në “Open” se vetëm në disa shtetete pa demokraci apo me demokraci të dobët ka persona të shpallur non-grata. Ai shtoi se Lulzim Basha ka mundësinë të sillet si një lider i vërtetë, “tani që s’ka Berishën nga pas”.

“Pashë një listë të atyre të shpallur non grata nga SHBA, vetëm vende pa demokraci ose me demokraci skandaloze.

Unë kur dal jashtë dhe më pyesin, dhe u them që bëj pjesë në një parti që kryetari është shpallur “non grata”, më vjen turp. Më vjen turp. Pse e bën Berisha këtë, ky do të jetë projekti i ardhshëm i zotit Berisha. Do të doja që Basha të fuste veten në remont dhe të bëhet një lider i vërtetë meqënse s’ka as Berishën nga mbrapa”, deklaroi Bejko.

Zjarr Tv Ad