Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ish-deputetit Klevis Balliu, nuk i ka dalë ende inati me kryedemokratin Lulzim Basha, për faktin se ky i fundit nuk e futi në listat e deputetëve në zgjedhjet e 25 prillit.
Ai u shpreh në emisionin “Opinion” se Kryesia e PD-së është një turp, teksa shtoi se pavarësisht se është arrestuar dhe ka protestuar, vendin e tij në Parlament e ka zënë një tjetër nuk ka asnjë meritë.
“Kryesia e Partisë Dmeokratike është një turp sepse reflekton zero meritokraci. Ajo Kryesi duhet të flasë me Autoritetin e Dosjeve, me atë duhet të merret. Ne dënohemi me burg, proteston, punon, dhe vetëm kur të vjen njëra që ka marrë mandatin ndërkohë që ne mbyteshim me gaz atje dhe futet në parlament. Ai prandaj i emëroi Sekretariatet, se nuk i njohin ata”, tha Balliu.