Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Shqiptarët janë të një mendimi, kur vjen puna tek korrupsioni, pasi shumica dërrmuese e qytetarëve, thonë se shteti është shumë i korruptuar.
Në sondazhin e Barometrit, 82.5% e socialistëve të pyetur, thonë se në vend ka shumë korrupsion apo vendi është në korrupsion total.
Vetëm 15.7% e socialistëve janë të mendimit se në qeverisje ka pak korrupsion.
Ndërsa demokratët të pyetur se çfarë mendojnë për korrupsionin në qeverisje, 98% e tyre thonë se korrupsioni është dominant. Nga ana tjetër, janë 94.4% e të papërcaktuarve që mendojnë se shteti është shumë ose tërësisht i korruptuar.
Sondazhi pyeti 1000 qytetarë në zona urbane dhe rurale të Shqipërisë nga intervista ballë për ballë në periudhën 10-28 gusht 2021./Euronews Albania