Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, do të mbajë ditën e shtunë një takim në qytetin e Vlorës. Në fokusin e takimeve me demokratët në mbarë vendin, që ai ka nisur pak ditë më parë kur Lulzim Basha vendosi ta përjashtonte nga Grupi Parlamentar.
Thirrjen e ka shëprndarë dhe kryetari i PD-së së Vlorës, Genc Deromemaj, duke kërkuar nga demokratët t’i bashkohen “Foltores” së Berishës.
“Diten e shtune me date 25 shtator ne ora 18:00 ne Pallatin e Kultures ne Vlore do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Vlores te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme”, shkruan Berisha.
Më parë ky takim është mbajtur në Tiranë dhe në Fier. Ish-kryeministri synon bindjen e anëtarësisë dhe mbledhjen e votave, për të ndryshuar Statutin dhe mbledhur Kryesinë e PD, për të rrëzuar vednimin e Lulzim Bashës.