Viti i ri shkollor/ Ogerta Manastirliu: Kush nuk vaksinohet nuk shkon në shkollë, vetëm online…

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një vizitë në Qendrën Shëndetësore nr.4 në Kryeqytet, ku u ka bërë apel sërish mësueseve dhe studentëve që të vaksinohen sa më parë.

Manastirliu bëri me dije se duke filluar që nga dita e hënë, do të hyjë në fuqi vendimi që të gjithë mësuesit duhet të paraqesin certefikatën e vaksinimit, ose testin e përjavshëm, ndërsa studentët të cilët nuk janë vaksinuar, do të duhet të zhvillojnë mësimin online.

“Apel për mësuesit, pedagogët dhe studentët të vaksinohen sa më parë, duke bërë me dije se nga dita e hënë, do të hyjë në fuqi udhëzimi për detyrimin e paraqitjes së çertifikatës së vaksinimit ose testit të përjavshëm, ndërsa universitetet do të organizojnë mësimin online për studentët që nuk janë vaksinuar”, tha Manastirliu.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,683,644 vaksina dhe 754,020 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat.

Krahas pikave të përqëndruara dhe qendrave shëndetësore vaksinimi po vijon në çdo Universitet të vendit. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,045,310 vaksina.

 

 

Zjarr Tv Ad