Ylli Manjani: Në aeroportin e Rinasit përveç rradhës së stërzgjatur, gjen edhe sanduiç, byrek, gogozhare, vetëm libra jo se i ka ngrënë dhia/ Habitem pse nuk hapin edhe një pikë karburanti…

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka reaguar lidhur me rradhët e gjata që krijohen në aeroportin e Rinasit, duke shkruar; “Ora 05:00.

Aeroporti i Rinasit super plot. Kurrë s’e kisha parë aq plot. Kryem relativisht shpejt, procedurat në një rradhë të stërzgjatur.  Thashë të blej një libër për të shtyrë rrugën. Dyqani i librave nuk ishte… Kishte gurabije, sanduiçë, gogozhare, kafe. Kishte edhe byrek. Jo libra. Jo më… I hëngri dhia librat”.

Reagimi i Manjanit:

Ora 05:00.

Aeroporti i Rinasit super plot. Kurrë s’e kisha parë aq plot. Kryem relativisht shpejt, procedurat në një rradhë të stërzgjatur. Thashë të blej një libër për të shtyrë rrugën. Dyqani i librave nuk ishte… Kishte gurabije, sanduiçë, gogozhare, kafe. Kishte edhe byrek. Jo libra. Jo më… I hëngri dhia librat. Pse nuk hapin edhe një pikë karburanti?! – mendova. Mu te kioska ku ishin librat kishte vend për karburant. Ka nevojë njeriu për të…

Ishte hapur duty free! Por kishte aq vend bosh sa mund të tregëtoheshin edhe pjesë për makina. Filtra, vaj, ujë xhamash, guarnicione, amortizatorë… etj. Kishte vend edhe për një gomisteri të vogël… Kot se mbushin atë dyqan me pjesë këmbimi për autovetura… Gjithë ai vend! Në fakt po kërkoja një çimçakiz, por nuk kishte… Nejse, po dalim iher andej nga Europa, ende pa viza. Të pastrojmë trutë nga amerikanllëqet shqiptare. Tung”!- shkruan Manjani.

Zjarr Tv Ad