Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Zyra e serverave në Kadastrën e Durrësit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Mësohet se zjarri ka rënë papritur në këtë zyrë, në ambientet e Tirana Business Park në Rinas.
Kadastra e Durrësit dhe disa të tjera, janë zhvendosur kohë më parë në Rinas.
Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende dhe as dëmi që mund të jetë shkaktuar aty. Kadastra e Durrësit është zhvendosur në Prezë, së bashku me agjencitë e Tiranës, Krujës dhe Kavajës.