PD jo me këmbë tek e shkuara/ Paloka i përgjigjet Yuri Kim: Ne shohim nga e ardhmja, por jo duke shkelmuar të kaluarën…

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, ka reaguar ndaj thirrjes së ambasadores së SHBA ,Yuri Kim, e cila tha se PD-ja duhet të shohë nga e ardhmja pa një këmbë të ngecur në të shkuarën. Përmes një postimi në Facebook, ai ka renditur disa arritje të kësaj force politike, të cilat sipas tij nuk mund të harrohen dhe duke bërë që çdo demokrat të ndihet krenar.

“E shkuara e PD jane antarsimi ne NATO , liberalizimi i vizave dhe marrja e statusit te vendit kandidat ne BE.E shkuara e PD eshte dhe celebrimi me SHBA dhe aleatet i pavarsise se Kosoves!”, shkruan Paloka.

“E shkuara” e PD është histori suksesi, krenarie dhe lavdie për gjithë shqiptarët! E shkuara e PD është përmbysja e komunizmit dhe hapja e rrugës për demokraci! E shkuara e PD është fitorja e pluralizmit në Shqipëri. E shkuara e PD është largimi i Shqipërisë nga Lindja dhe rivendosja e marëdhënieve me SHBA e partnerët tanë natyralë, Perëndimin! E shkuara e PD është vendosja e ekonomisë së tregut dhe lirisë së biznesit në Shqipëri! E shkuara e PD janë anëtarësimi në NATO, liberalizimi i vizave dhe marrja e statusit të vendit kandidat në BE.

E shkuara e PD është dhe celebrimi me SHBA dhe aleatët i pavarësisë së Kosovës! E shkuara e PD janë këto dhe shumë të tjera, për të cilat jo vetëm demokratët por dhe shqiptarët duhet të ndjehen krenarë! Prandaj ne demokratët jemi dhe shpresa e shqiptarëve për të ardhmen sepse kemi pasur një histori të lavdishme ndërkohë që kundërshtarët tanë, ata që qeverisin sot, kanë një të shkuar të zezë dhe një të tashme po aq të zezë për shqiptarët! Ne shohim nga e ardhmja, jo duke harruar e shkelmuar të shkuarën, por duke bërë të kundërtën: duke e ngritur këtë të ardhme mbi vlerat më të mira të së shkuarës e duke shkelmuar të keqen e asaj të shkuare!

Zjarr Tv Ad