“I vetmi rast në historinë e partive të BE”, prej 12 vitesh, Rama vijon të jetë kryetar i PS pa votim a votbesim

0
97
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

12 vjet më parë, më 26 shtator 2009 anëtarësia e PS votoi për kandidatët për kryetar, në një proces formal konkurrimi, ku Edi Rama ishte përballë Maqo Lakrorit.

Zyrtarisht më 26 shtator 2009 Rama u konfirmua kryetar i PS, duke qenë kryetari i parë i kësaj partie i zgjedhur nga votat e anëtarësisë. Në deklaratën e tij të parë ai tha se procesi i votimit ishte një proces i natyrshëm, i bukur dhe real gjë që sipas tij, tregon se PS është forca më demokratike në Shqipëri. Në të vërtetë kritikët e tij kryesorë Arben Malaj dhe Ben Blushi, bashkë me mbështetësit e tyre, e bojkotuan procesin në shenjë proteste për gjendjen në parti dhe pabarazinë e garës. Mandati statusor i kryetarit të PS ishte 4 vjet, deri në shtator 2013, por PS nuk e respektoi më këtë normë statusore.

Për shkak të presionit publik, në prill 2016 PS pranoi të zhvillojë një referendum formal për anulimin e proceseve zgjedhore për kryetar në PS, nëse partia është fituese në zgjedhje. PS ka fituar zgjedhjet 2013, 2017, 2021 dhe mbi këtë argument, nuk aplikohen zgjedhje as formale në parti për postin e kryetarit. Për pasojë, zyrtarisht z.Rama vijon kryetar pa votim / votbesim (as formal) prej 12 vitesh, i vetmi rast në historinë e partive politike kryesore në vendet anëtare të BE, të Këshillit të Europës dhe të OSBE-së. Për ilustrim, Merkel (CDU) drejton qeverinë gjermane prej 16 vitesh, por ajo votohet në parti çdo dy vjet për postin e kryetarit, pra në të njëjtën periudhë (2009-2020) ajo ka bërë 5-6 zgjedhje për kryetar/votbesime në parti.

Një sërë raportesh të ISP, por edhe të institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë demokracinë në Shqipëri konkludojnë në nevojën jetike për reformimin e legjislacionit mbi partitë politike dhe vendosjen e standardeve të demokracisë së brendshme, të transparencës dhe llogaridhënies edhe tek partitë politike, institucione të bunkerizuara, të cilat financohen nga taksat qytetare dhe ushtrojnë (mbi) pushtet në sistemin tonë politik e përfaqësues. /Instituti i Studimeve Politike

Zjarr Tv Ad