‘Vëllau jem Vuçiç’/ Rama nga Prishtina: Nuk tërhiqem nga Ballkani i Hapur

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama tha në Prishtinë se nuk ka asgjë për të ndërmjetësuar për zgjedhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, pasi e drejta është qartësisht në anën e Kosovës.

Kreu i qeverisë deklaroi se nuk ka pasur asnjë bisedë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ndërsa i bën thirrje kryeministrit të Kosovës që të çojë përpara dialogun. Shqipëria, u shpreh Rama, mbështet 100% dialogun Kosovë-Serbi.

Nuk kam pasur një bisedë me Vuçiçin, apo sic thonë në mediat sociale me “vëllaun tim Vuqiqin”. Këtu nuk ka asgjë për të ndërmjetësuar. Këtu jemi në kushtet kur e drejta është me Kosovën dhe kaq. Ne jemi në krah të Kosovës, siç është i gjithë komunitetit ndërkombëtar”.

Rama vazhdoi të insistojë se nuk do të tërhiqet nga nisma për Ballkanin e Hapur.

“Zoti Rama, më lejoni t’iu quaj vëllai i madh, a e kuptoni vëllanë e vogël pse nuk do të jetë pjesë e Ballkanit të hapur?” u pyet Rama nga gazetarët në Prishtinë.

“Meqë m’u drejtuat vëllai i madh- vëllai i vogël, si vëlla i madh në shtëpi, ka gjithmonë një problem, që kur i vogli ka një hall, thotë më mbështet, kurse kur ti i thua po, ai thotë jo. Unë nuk pretendoj të jem vëllai i madh, aq më pak me Albinin, se nuk ma pranon, për punë debatesh filozofike.

Ballkani i Hapur është hap strategjik që ne të mos ngecim në të shkuarën. Një hapësirë ku zbatohen 4 liritë e Ballkanit Europian, është një hapësirë ku ka gjithmonë e më pak vend për këto lloj tensionesh dhe artificash që vijnë nga e shkuara.

Vëllanë dhe fqinjin nuk e zgjedh, me vëllanë të lidh gjaku, familja, e shkuara dhe e ardhmja, dhe me fqinjin të lidh fakti që e ke aty. Gjyshja ime thoshte që nuk ka shtëpi të lumtur me fqinj të pakënaqur. Përpjekja për Ballkanin e Hapur nuk e eklipson betejën për njohjen e Kosovës,” tha Rama.

Zjarr Tv Ad