Edi Rama krah Albin Kurtit: Nuk kam folur me Vuçiçin për tensionet në veri, se Kosova ka të drejtë dhe Shqipëria është me ju!

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë sot në Kosovë, se Tirana zyrtare qëndron krah Prishtinës për konfliktin në veri të vendit, ku forcat serbe po provokojnë konflikt. Rama tha se nuk ka folur me presidentin sserbpër këtë temë pasi e drejta në këtë rast është e qartë, është me Kosovën.

Më tej, Rama foli dhe për “Ballkanin e hapur”. Ai tha se tani pas konflikteve është më i bindur për këtë projekt dhe njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Nuk kam pasur një bisedë me presidentin Vuçiç, apo siç miqtë e mi kosovarë thonë në rrjetet sociale: me vëllaun tim Vuqiq. Këtu s’ka asnjë gjë për të biseduar. Këtu e drejta është me Kosovën dhe kjo është shumë e qartë. Ne jemi në krah të Kosovës”, tha Rama ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës:

Kam pas shumë mesazhe edhe të drejtpërdrejta, edhe përmes rrejteve sociale këto ditë për shkak situatës së krijuar nga Kosova, ku pavarësisht larmisë së toneve dhe ngjyrimeve, një ishte po tani a je i bindur që nuk bëhet “Ballkani i hapur” me Serbinë. Tani jam edhe më i bindur se “Ballkani i hapur” është rruga jonë. Rruga jonë e përbashkët.

Natyrisht kemi një mos-dakordësi në këtë pikë me Albinin, kjo është mos-dakordësi e natyrës politike. Ne duhet ta trajtojmë si të tillë. Marrëdhëniet tona nuk ndikohen në shëndetin e tyre se kemi një mos-dakordësi të kësaj natyre.

Është e pashmangshme dita kur Serbia do ta njohë Kosovën. Pyetja që kërkon përgjigje nuk është a do vijë ndonjëherë ajo ditë. Por kur do vijë ajo ditë dhe çfarë mund të bëjmë ne shqiptarët që ta afrojmë atë ditë. Unë jam këtu sot, shumë i nderuar për mikëpritjen e mikut dhe kryeministrit Albin Kurtit.

– Nuk kam pasur një bisedë me presidentin Vuçiç, apo siç miqtë e mi kosovarë thonë në rrjetet sociale: me vëllaun tim Vuqiq. Këtu s’ka asnjë gjë për të biseduar. Këtu e drejta është me Kosovën dhe kjo është shumë e qartë. Ne jemi në krah të Kosovës. Leximi i çuarjes së njësive speciale për të bërë teatër me helikopter në Serbi, është leximi më i gabuar.

Përfytyroni sikur të kishte ndodhur diçka, në kushtet kur po sprovohej qëndrueshmëria e shtetit.

Ato djegiet atje të dy institucioneve nuk i provokojnë forcat legjitime të rendit të Kosovës. Ne mbështesim dialogun 100% dhe unë jam i bindur se dialogu është e vetmja rreugë. Po ça do ambasadori rus? Ma thoni çfraë do ambasadori rus atje? Ky është një teatër, një teatër i rrezikshëm. Është shkrepsja që ndez institucionet.

Zjarr Tv Ad