Pedagogu i njohur dhe filozofi Nezir Kraki, ka reaguar pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Prishtinë. Sipas tij, strategjia e Edi Ramës është shkrirja brenda një strukture serbizuese.
Sipas Edi Ramës, Shqipëria e madhe apo bashkimi Kosovë-Shqipëri mbetet ide e frikshme për Evropën…
Prandaj, gjithnjë sipas tij, na duhet bashkimi edhe me Serbinë, në mënyrë që të mos frikësohet Evropa nga shqiptarët. «Kur jemi të gjithë aty, pastaj nuk mund të na thonë pse u bashkuan Kosova e Shqiperia…» – tha në një debat.
Ky është në fakt argumenti kryesor i Edi Ramës, për Ballkanin e Hapur që realisht është Ballkani serb. Argumenti tjetër i tij është ‘harrimi’. Kërkesa që shqiptaret duhet ta harrojnë historinë në favor të paqes, derisa serbët të tashmen dhe të ardhmen e bazojnë në histori, dhe atë fiktive.
Me fjalë të tjera, strategjia kombëtare shqiptare është shkrirja brenda një strukture serbizuese, ekonomikisht dhe politikisht.
Nejse… Asgjë e çuditshme kur e mendon se kush ia ka sqaru Kosovën Edit këto 10 vitet e fundit.