Skandal/ Infermierja u vidhte kartat ID pacientëve dhe ia jepte shoqes që merrte kredi në emër të tyre, për të furnizuar dyqanin e saj…

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

TIRANË-Një skemë mashtrimi si nëpër filma ka ndodhur në Tiranë, duke vënë në pranga 2 të reja, mes tyre një infermiere. Elisabeta Bardhollari , 39-vjeçe, e punësuar si infermiere në spitalin psikiatrik nr.5 në Tiranë, u vidhte kartat e identitetit pacientëve që shkonin për mjekim dhe më pas ia jepte ato shoqes së saj, Orjada Hoxha, 32-vjeçe.

Më pas 32-vjeçarja, e cila punonte si shitëse në një subjekt privat që tregtonte pajisje elektroshtëpiake në në dyqan në zonën e Porcelanit, i përdorte kartat e identitetit për të marrë kredi në emër të pacientëve, me qëllim për të blerë pajisje të ndryshme në dyqanin ku punonte. Gjithashtu, nën hetim në gjendje të lirë është edhe A.H., i cili transportonte pajisjet elektroshtëpiake që bliheshin nga 32-vjeçarja dhe më pas i shisnin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Infermierja e arrestuar ka qenë edhe më parë e proceduar për të njëjtën skemë mashtrimi, por në gjendje të lirë.

Dy të arrestuarat kanë përfituar një vlerë rreth 40 milionë lekë nga kreditë e marra në emër të personave të tjerë në mënyrë të paligjshme, ndërsa arrestimi i tyre ka ndodhur gjatë operacionit të koduar “Elektro”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Zjarr Tv Ad