Përfundon seanca ndaj Saimir Tahirit/ Flet Avokati i tij: Jemi optimistë, strategjia e rradhës do të jetë që në Apel të kërkojmë…

0
128
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka përfunduar seanca gjyqësore në Gjykatën e Lartë, ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit dhe është vendosur që çështja të kthehet për gjykim në Gjykatën e Apelit, por me trupë tjetër gjykuese ndryshe nga ata që morën vendimin për dënimin e tij.

Në një deklaratë për mediat, avokati i Tahirit, Maks Haxhia, është shprehur se ishin optimistë dhe se e vetmja strategji, është kërkesa që klienti i tij të shpallej i pafajshëm.

Maks Haxhia, Avokati i ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri

Ne dhe dy kolegë të tjerë e shtymë hetimin në venimin final që të zgjidhej çështja me themel. Gjykata e rrëzoi këtë kërkesë. Përfundimisht Gjykata e Lartë, vendosi prishjen e vendimit të Apelit për Korrupsion. Ktheu çështjen po në të njëjtën gjykatë, por me trup tjetër gjykues. Ne kërkojmë pafajësi për Tahirin.

Shkelja e parë e bërë nga gjyqtarët e Apelit në seancën e kaluar, është se kanë cënuar paanësinë sepse kanë dhënë mendim mbi një çështje që kishte fakte të kryera.

Strategjia e rradhës, presim të zbardhet vendimi të shkojmë në Gjykatën e Apelit dhe të ngulmojmë për kërkesën tonë. Ne jemi optimstë dhe të sigurt në gjëndjen aktuale. Drejtësia do të shkojë në vend duke shpallur Saimir Tahirin të pafajshëm.

Zjarr Tv Ad