Ylli Manjani ironizon Taulant Ballën: Dini gjë çfarë u bë me padinë e Ballës për Bashën?

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka rikthyer në kujtesë çështjen e një padie që depozitoi Taulant Balla kundër kryetarit të PD, Lulzim Basha, në lidhje me atë që u quajt si “lobimi rus”.

Manjani shkruan se nuk është dëgjuar më për këtë padi dhe nuk dihet se si do shkojë filli.

“E ka njeri idenë se si i vajti filli këtij kallëzimit të ri të Ballës për financimin rus që Luli përdori në zgjedhje?! Nuk kam dëgjuar më as Taulantin ta përmendë…

Mediat jo e jo…” ironizon Manjani. Balla e depozitoi padinë në mesin e vitit të shkuar.

Zjarr Tv Ad