Kryetar i Bashkisë së Lezhës, Pjeri Ndreu, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Lezhë, ku humbi jetën në krye të detyrës efektivi i policisë Saimir Hoxha.
Ndreu në një postim në rrjetet sociale, shkruan se kjo është një goditje e rëndë për Uniformat e Policisë.
“Eleminimi e oficerit te policise Saimir Hoxha, nje goditje e rende ndaj uniformes se shtetit, nje plage e pasherueshme dhimbje per familjen, dhe nje tronditje per gjithe komunitetin lezhjan ku ai punoi me devotshmeri dhe ate pukiane ku u lind dhe u rrit!
Ju shpreh ngushellime familjes, kolegeve, shokeve per kete humbje tragjike ne krye te detyres, dhe inkurajoj forcat e rendit te mos stepen ne punen e tyre per te vene ne pranga autoret, shkruan Ndreu në postimin e tij.