Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuara dhe Korrupsionit nga dita në ditë po tregon se është e vendosur për të luftuar me zero tolerancë politikanët dhe zyrtarët e korruptuar.
Pas disa aksioneve të pak ditëve më pare sot SPAK ka ndërmarrë një tjetër operacion të bujshme, ku ka bastisur zyrat e Arsimit në Dibër.
Nga informacionet e deri tanishme mësohet se SPAK është duke kryer hetime në lidhje me një mësues i cili jeton në Angli, por vijon të marrë rrogën si mësues në Dibër.
Rasti i mësuesit ishte denoncuar edhe më parë dhe kishin nisur hetimet, por për arsye që nuk dihen ende, Prokuroria Dibër pushoi hetimet.
Për këtë arsye hetimet janë përqendruar edhe në Prokurori.