Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar mbrëmjen e sotme për vrasjen e Saimir Hoxhës, duke thënë se krimi vret po nuk do t’i dobësojë.
Në një postim në Facebook, Ulsi Manja ka shprehur hidhërim për vrasjen në detyrë të oficerit të Policisë së Shtetit
“Trishtim dhe hidhërim për vrasjen në detyrë të oficerit të Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha, mbrojtës i rendit dhe sigurisë së qytetarëve dhe vendit tonë!
Lutemi bashkarisht për shpirtin e babait të dy fëmijëve, bashkëshortit shembullor, birit të dashur dhe punonjësit të devotshëm të policisë.
Krimi vret, por nuk na dobëson dhe as na mposht në rrugën për të vendosur drejtësinë!”, deklaroi ai.