Fatbardh Kadilli ka prezantuar lëvizjen e re “Iniciativa Demokratike- IDE” , e cila sipas tij do të veprojë brenda filozofisë së vetë Partisë Demokratike. Të pranishëm gjatë prezantimit të nismës së re ishin dhe Ivi Kasi, Artan Hoxha, Enno Bozdo dhe të tjerë.
Ndërkohë i ftuar në emisionin “Log.”, ish-kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli, ka deklaruar se qëllimi i nismës së re, sipas Kadillit është për një Shqipëri të mirë dhe konkuruese.
I pyetur nëse do vazhdojë me ambicien për të marrë kryesimin e PD-së, Fatbardh Kadilli ka pranuar një gjë të tillë, duke thënë se sa herë të ketë një garë do të jetë pjesëmarrës.
“Në çdo moment do sfidoj përsëri nëse do ketë kryetar. Sepse qëndrimet e mija kanë qenë në shërbim të partisë. Do jem kandidat gjithmonë. Nuk ka një garë, por kur të ketë një garë do jemi kandidat. Ka nisur kjo rrugë dhe nuk ndaloj pa i materializuar idetë e mija. Berisha merr idetë e mija. Janë në një l*uftë me idetë e mija.” U shpreh Kadilli.