Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Gjykata e Apelit, rrëzoi për të katërtën herë kërkesën e ish- kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe për liri.
Tushe akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre në disa raste. Ish-kryebashkiaku, kërkoi masë më të butë me argumentin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Për këtë ai kërkoi zbutje të masës “Arrest në burg”, por kërkesa e tij u rrëzua nga Apeli si e pabazuar.
Edhe më herët ish-kreu i Bashkisë Lushnje, i akuzuar për “Shpërdorim detyre” me fondet publike dhe detyrën, ka kërkuar ndryshim të masës, teksa para gjykatës ka mohuar akuzat, duke pretenduar pafajësi.
Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme, rezulton se Fatos Tushe ka shpërdoruar detyrën në tre raste.