Aktivistja e PD-së Evi Kokalari, e cila përgjatë këtyre ditëve është shfaqur në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, është takuar ditën e sotme me Presidentin Ilir Meta.
Vetë ajo ka ndarë në rrjetet sociale foto me kreun e shtetit. Kokalari shprehet se është e lumtur për këtë takim, duke e falenderuar Metën për drekën dhe bisedën e sinqertë.
“Jam e lumtur që më në fund takova presidentin Ilir Meta. Faleminderit për drekën e mrekullueshme dhe bisedën tuaj të sinqertë”, shkruan ajo krah fotos.
Dje ajo hodhi akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, duke deklaruar se ai e përjashtoi ish-kryeministrin, duke e shkëmbyer me mbylljen e dosjes së tij të lobimit në SHBA.
Selia blu në një reagim për mediat, e cilësoi deklaratën e Kokalarit shpifje, duke i kërkuar që të paraqitet në gjykatë për të provuar akuzën, që sipas PD-së është e rreme.