Analisti Vehap Kola, gjatë një interviste për RTV Ora, në programin “Drejt”, nga Luan Rama, u shpreh se e vërteta është se këto 8 vite SHBA-të, kanë qenë kundër Partisë Demokratike.
Ai theksoi se Berisha me veprimet e veta, po pengon Bashën që të bëhet Kryeministër, sepse vendimi që ai mori, e ka afruar Bashën me pozitën e Kryeministrit sikurse nuk e ka afruar asnjë ngjarje tjetër.
Kola: Berisha me veprimet e veta, po pengon Bashën që të bëhet Kryeministër, sepse vendimi që ai mori, e ka afruar Bashën me pozitën e Kryeministrit sikurse nuk e ka afruar asnjë ngjarje tjetër. E vërteta është se këto 8 vite SHBA-të kanë qenë kundër Partisë Demokratike. Ashtu sikurse kemi parë në vitin 1992 ambasadorin amerikan në krah të Berishës aso kohe. Pyetja që duhet bërë pse ambasada amerikane ka qenë kundër PD-së në këto 8 vite?