Blendi Kajsiu: Vendimi i Bashës ishte i duhuri, jo vetëm pse e ka kërkuar SHBA, por Berisha duhej të largohej vetë…

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti politik Blendi Kajsiu, thotë se vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së, është vendimi i duhur për dy arsye.

Sipas tij, vendimi është i duhuri për arsyen se e ka kërkuar SHBA, por edhe sepse është një standard që e ka vendosur vetë opozita, duke kërkuar qëndrimin jashtë Parlamentit të politikanëve të shpallur “non-grata” nga SHBA.

“Vendimi i Bashës është absolutisht i duhuri për PD, por edhe për Opozitën shqiptare në përgjithësi. Është absolutisht e rëndësishme të kuptojmë që ky vendim ishte i rëndësishëm, jo vetëm se e kërkoi SHBA, por përmbush një standard që e ka vendosur vetë Opozita. Pavarësisht arsyeve të vendimit të shpalljes “non-grata”.

Këtë debat e ka krijuar vetë Berisha, duke mos u larguar vetë. Por gjithashtu, është një vendim që duhet të ketë një vulë kolegjiale, jo vetëm të kryetarit, sepse është një masë ndëshkimore. Lëvizja e zotit Berisha është jo e sinqertë, sepse nuk e kam dëgjuar të përmendë Statutin, ka një komision të Ankesave dhe Apelimeve. Nuk ekziston ky komision, minimalisht Berisha duhet të kërkonte rrugët e ngritjes së institucioneve që do të forconin Partinë. Por ai ka kërkuar direkt kokën e Lulzim Bashës”, deklaori Kajsiu.

Zjarr Tv Ad