Përjashtimi nga ana e Lulzim Bashës, i liderit historik Sali Berisha nga Grupi Parlamentar i PD-së, duke shkelur kwshtu statutin e kësaj Partie, ka sjellë reagime të ashpra nga përfaqësues të Partive europiane, që e kanë mbështetur fuqimisht deri dje kreun e Partisë Demokratike.
Anëtari i CDU-së gjermane, i mirënjohuri Martin Henze, nëpërmjet një replike në Twitër i ka kërkuar haptazi pa mëdyshje, Lulzim Bashës, të japë arsyen për këtë shkelje të rëndë që i bëri rregullave të kësaj Partie, por edhe për dy të tjera më të rënda: Shkelje e Statutit, marrëveshje me Ramën dhe aferë në SHBA.
Martin Henze shkroi në Twitter: “Më e rëndësishmja, Kryetari të japë dorëheqjen për shkak të veprimeve të tij të paligjshme javën e kaluar, të marrëveshjes me Ramën dhe të transaksionit ilegal financiar në SHBA që u pasua nga një fotografi me Trump” ka shkruar politikani gjerman.