Aktori i humorit Julian Deda, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar lidhur me “Foltoren” e Berishës në qytetin e Shkodrës, ku përfaqësues pilitik që janë ndihmuar nga strukturat e PD-së, nuk ishin të pranishëm.
Sipas aktorit, ky është servilizëm deri në neveri, që nuk denjuan as një falenderim, turp për ata që preferuan lëpirjen kronike të udhëheqësit të humbjeve, shprehet Julian Deda.
Reagimi i Julian Dedës:
“Foltorja e Shkodres, ishte absolutisht fantastike, sic eshte shpirti i atij qyteti, i lire dhe i bukur. Kjo, per merite te demokrateve dinjitoz dhe qendrestare te atij qyteti te pathyeshem historikisht.
Nga ana tjeter, turp i madh per ata perfaqesues politik, te zgjedhur dhe jo vetem, te cilet jane ndihmuar nga strukturat e PD-se dhe jane votuar nga demokratet dhe qytetaret e Shkodres, te cilet sot as nuk denjuan te ishin aty, qofte edhe ne shenje falenderimi ndaj tyre, por zgjodhen te vazhdojne lepirjen kronike ndaj udheheqesit te humbjeve! Vazhdoni me sukses servilizmin deri ne neveri”.