Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me Mark Frrokun të Premten e 1 Tetorit, në një ceremoni dasme ku ishin të ftuar edhe shumë personazhe të njohur të ekranit, miq të çiftit.
Pjesëmarrësit në dasmën e Rudinës dhe Markut, kanë publikuar në rrjetet sociale shumë momente nga festa e organizuar, duke kërcyer dhe kënduar.
Një nga ato momente, është kur këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka kënduar në dasmën e çiftit.
Ditën e djeshme, aktorja dhe ish-deputeti celebruan dashurinë e tyre edhe me një ceremoni në kishë. “Kemi Zotin dëshmitar!”, shkruante Rudina Dembacaj në rrjetet sociale.
Dembacaj kishte zgjedhur për në kishë një fustan të bardhë klasik, me një rrip të zi të trashë në bel, ndërsa Mark Frroku një kostum të zi.