Kryetari I Bashkisë së Himarës Gjergji Goro, publikon disa foto në rrjetet sociale pas aksionit të dy shoqatave “Nisma e Luleve” dhe “Spiranca Diving Center”, për të pastruar atë që gjendet në thellësinë e detit.
Dhe bilanci është tragjik. Goma kamionësh dhe makinash janë hedhur gjatë viteve edhe në detin e himarës. Vullnetarët e shoqatave kanë nxjerrë nga deti dhjetëra syresh sic tregojnë këto foto. Kanë zgjedhur këtë periudhë kur nuk ka shumë njerëz dhe mund të notojnë të qetë në ujra.
Kjo nismë më parë është zbatuar edhe në Sarandë.
“Sa shume goma ne Himare!!! Shikoni, kjo nuk eshte nje Gomisteri!!! Kjo eshte Himara tjeter qe ne nuk e shohim, nen-uje eshte ndryshe nga ajo qe ofron detin yne qe na duket i bukur te gjitheve. Por, kjo katastrofë mjedisore do te sillej ne vemendjen tone fale nje aksioni mjedisor nga “Nisma e Luleve” dhe “Spiranca Diving Center” te cilet duhen pergezuar” shkruan Goro në rrjetet sociale.