Projekti i Unazës së Madhe, banorët e Laprakës në protestë: O kryeministër e kam ndërtuar shtëpinë me djersë, nuk më nxjerr dot pa derdh gjak, kemi leje legalizimi

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbasditen e sotme banorët e zonë së Laprakës në Tiranë kanë dalë në protestën e 3 të organizuar deri më tani kundër shembjes së objekteve nga projekti i Unazës së Madhe i cili parashikon shembjen e 700 shtëpive.

Në intervistë për Fax News ata shprehen të vendosur t’i shkojnë qëndrimit tyre deri në fund që asnjë nga shtëpitë e tyre të mos shembet pasi një pjesë e mirë e tyre i kanë të legalizuara e të tjerë kanë aplikuar për leje para shumë vitesh pa marrë asnjë përgjigjie zyrtare.

Një nga banorët shprehet se ka 30 vite që banon aty dhe ka derdhur djersë dhe teksa i drejtohet kryeministrit që të anulojë projektin thotë se nga aty do të dalë vetëm me gjak. Një tjetër banore e zonës tha askush nuk i ka sqaruar për prishjen e objketeve dhe se ato nuk kanë qene pjesë e objektit fillestar.

Kanë ardhur disa persona që kanë marrë banorë të cilët kanë letra, këta që skanë nuk i pyet kush nga keni ardhur dhe pa asnjë diksutim. Unë që po flas jam në proces legalizimi dhe kam 30 vite këtu, ku do të cosh 40 veta të familjeve të mia o zoti kryeministër, kur ke ardh në 2013 me pretendimin me bo legalizime falas, me leke kam bërë aplikimin dhe askush ska ardhur për të më marrë në pyetje.

Unë shtëpinë e kam bërë me djersë dhe ta harrojë Edi Rama që do të më nxjerrë pa derdh gjak. Shpronësimi të bëhet me cmimin e tregut, kam aplikuar që në 2006 dhe Kadastra kanë ardh kanë matur shtëpitë dhe më morën numrin e nuk i kam parë me me sy.E kam faturën në shtëpi, ky projekt është miratuar tani shumë vonë“-u shpreh një nga banorët.

Jemi taksapagues të rregullt, kemi ndërtuar shtëpitë para shumë vitesh, nuk jemi njoftuar asoak në rrugë ligjore, ne kërkojmë transparencë që të marrim masa dhe shteti të na kompensojë. Unë e kam të legalizuar dhe ARDH ka ardh ka bërë matjet dhe na thanë që nga mesi i tetorit do vijmë prapë tu njoftojmë. Zyrtarisht nuk ka asnjë njoftim”-u shpreh një tjetër.

Një zonjë tjetër shprehet se projekti nuk ka qenë në këtë anë të zonës dhe nuk i ka sqaruar askush për prishjen e tyre kur dhe si do bëhet.

Unë kërkoj prej një muaji, nuk më zë gjumi natën, nuk jam kafshë, projekti duhet të zbatohet aty ku kam qenë.
Pse na gënjeni, ta dija nuk e kisha ndërtuar fare. Unë kam aplikuar për leje dhe për 4 muaj më thanë shtëpia juaj nuk do preket, tani vijnë me fjalë të tjera. I kam të gjitha të noterizuara dhe i kam paraqitur letrat.

Kam një burrë të paralizuar dhe 8 fëmijë të vegjël, kam vuajtur 5 vite internim dhe jemi mirë ne. Të paktën cdo banesë që prishet të na japë një shtëpi tjetër”-përfundoi ajo.

Zjarr Tv Ad