E RËNDË në TIRANË/ Çifti konfliktohet në banesë dhe bien nga lartësia, ndërron jetë burri, gruaja në gjendje kritike

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Pjetër Budi” Tiranë, ku një burrë dhe një grua, janë konfliktuar në banesë, ku dyshohet se burri ka goditur gruan, ndërsa më pas është hedhur nga kati i tetë.

Mësohet se burri ka ndërruar jetë në vend, ndërkohë që gruaja, e cila është shtetase e huaj, u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por nuk arriti të mbijetonte.

“Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë. 31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Zjarr Tv Ad