Denoncimi i deputetit te PD: Rama po prish portin e mallrave në Vlorë, tokën po u fal ortakëve të tij

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Angron Shehaj përmes një postimi ka denoncuar atë që e ka quajtur si afera korruptive me portin e Vlorës.

Ai shkruan në Facebook se qeveria po prish portin e mallrave në Vlorë sepse tokën ku ndodhet porti do t’ia falë ortakëve të Kryeministrit për të ndërtuar aty kulla dhe një port turistik jahtesh.

Sipas Shehajt, koncesionarëve të portit turistik do t’u jepet 50 mijë metër tokë shtetërore falas në vendin ku sot është porti tregtar.

Shehaj: Mandati i tretë i Edi Ramës po nis ashtu siç përfunduan dy të parët. Me koncesione për klientët e qeverisë, që paguhen shtrenjtë nga qytetarët dhe tjetërsim të pronës publike. Afera e radhës është në Vlorë, përmes një skeme absurde, pa logjikë ekonomike dhe qartazi korruptive. Qeveria po prish portin e mallrave në Vlorë sepse tokën ku ndodhet porti do t’ia falë ortakëve të Kryeministrit për të ndërtuar aty kulla dhe një port turistik jahtesh. Por meqë porti i mallrave po prishet, qeveria do ta ndërtojë me koncesion duke e zhvendosur në zonën e Triportit.

Por sa do paguajnë qytetarët shqiptarë për këtë aferë të qeverisë? E para koncesionarëve të portit turistik do t’u jepet 50 mijë metër tokë shtetërore FALAS në vendin ku sot është porti tregtar. E dyta, qytetarët shqiptarë do të paguajnë një vlere e parashikuar prej 60 milionë euro për të ndërtuar portin e ri tregtar në Triport. Pra privatët do të ndërtojnë kulla dhe portin turistik mbi tokë të falur publike në një nga vendet më të mira të Vlorës dhe do fitojnë para. Ndërsa qytetarët shqiptarë do të paguajnë përreth 60 milionë euro për ndërtimin me koncesion të portit të ri të mallrave në zonën e Triportit.

Zjarr Tv Ad