Rritja e çmimit të ushqimeve/ Xhixho: Qeveria na tregoi edhe një herë se nuk punon për popullin.

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me rritjen e cmimit të produkteve të shportës ka patur reagime të shumta nga shumë politikanë , por i vetmi reagim që mungon është i qeverisë..shprehet deputetja e LSI Erisa Xhixho, e cila thekson nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ se “Qeveria na tregoi edhe një herë se nuk punon për popullin, por për kapjen e ekonomisë në funksion të oligarkëve pranë saj” tregon Xhixho.

STATUSI

Qytetarët po përballen çdo ditë me rritjen e çmimeve të produkteve të shportës.

Rritja e ndjeshme e çmimit është bërë kosto e shtuar për familjet shqiptare, e veçanërisht për shtresën e varfër, ata me të ardhura të ulëta, pensionistët, studentët, të cilëve pagat, pensionet apo të ardhurat nuk u janë rritur.

Si të mos mjaftonte kjo, së fundmi është rritur dhe nafta (15-25 lek më shtrenjtë se vitin e kaluar),gazi ( 30-40 lek më shtrenjte), që do pasohet me kosto shtesë për xhepat e çdo qytetari.
Gjithë kjo ndodh teksa qeveria e fjalëve të bukura flet për rritje ekonomike imagjinare, që duket e ndien vetëm ajo dhe jo qytetarët.

Qytetarët sot përballen jo vetëm me ankthin e pandemisë, por me rritjen e çmimit të produkteve jetike si buka, vaji, mielli ,orizi etj.10-20 lekë më shtrenjtë.

Kjo qeveri që e quan veten të majtë, as e ngriti zërin për rritjen e çmimit të bukës, madje në bordin e Autoritetit të Konkurrencës votoi kundër interesit publik dhe pro tregtarëve të miellit, që krijuan monopol në treg, duke shtrenjtuar produktin kryesor të çdo familjeje shqiptare.

Qeveria na tregoi edhe një herë se nuk punon për popullin, por për kapjen e ekonomisë në funksion të oligarkëve pran

Zjarr Tv Ad