Endri Tafani, ka reaguar në Facebook, lidhur me rritjen e çmimit të bukës, ku ish-deputeti Ervin Bushati, tha se nuk jetojnë të gjithë me bukë. I indinjuar Tafani shkruan; “ Ju lutem, nuk jetoni vetëm me bukë tani… Po mo shoku socialist.. Jetojnë me haviar shampanjë e mish tek Nusreti shqiptarët.. E quajnë veten dhe socialistë.. Hapu dhe..”.
Reagimi i Tafanit:
“I shikoni Bushatët? Në fushatë njerëzit u ankoheshin që nuk u dilnin lekët as per bukë, një kothere për të ngrënë…
Përgjigja: Po ke të drejtë … E vu premtimet.. do rrisim rrogat pensionet etj etj… Pas zgjedhjeve kur merret pushtetin pasi ankohen njerëzit që është rritur dhe çmimi bukës… Përgjigja: Ju lutem, nuk jetoni vetëm me bukë tani…
Po mo shoku socialist.. Jetojnë me haviar shampanjë e mish tek Nusreti shqiptarët.. E quajnë veten dhe socialistë.. Hapu dhe.. Po si duket e dinë atë shprehjen popullore për maskarenjtë “Duhen v*rarë me bukë ne gojë” dhe nuk hanë me bukë, prandaj kanë të drejtë”, shkruan Tafani.