Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka mbledhur sot grupin parlamentar, ku në foks të diskutimit ka qenë paralajmërimi i Kryeministrit Edi Rama, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Duke iu referuar burimeve pranë PD, mësohet se Basha u ka thënë deputetëve se është i rëndësishëm kontakti direkt me qytetaret për të nxitur, inkurajuar, organizuar të gjitha format e rezistencës ndaj skemave të Kryeministrit Rama, sipas tij bëhet për të boshatisur xhepave e qytetarëve.
Kujtojmë se dje Kryeministri paralajmëroi se një krizë energjetike po i afrohet Shqipërisë, pas rritjes së çmimit të karburantit.