Bylykbashi tregon bisedën me demokraten: Ç’po ndodh në PD dhe kur do të fitojmë?

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka treguar bisedën me një shitëse që e ka hasur rastësisht teksa po blinte disa produkte.

Ai shkruan në rrjetet sociale se zonja që po shiste produktet bujësore ishte demokrate dhe vinte nga një familje e prezekutuar. Ajo i kishte shprehur deputetit shqetësimin për situatën në të cilën ndodhet PD.

Bylykbashi shton se shitësja dhe qytetarë të tjerë që ai ka takuar pas zgjedhjeve të 25 prillit, i drejtojnë të zhgënjyer pyetjen, “kur do fitojmë”.

“Nuk u zgjat shumë tek hallet dhe vështirësitë në ato 10 minuta. Shprehu ‘zhgënjim’ për ‘humbjen’ dhe shqetësimin për ç’po ndodh brenda nesh duke pyetur ‘kur do të zgjidhet’. Më kujtoi biseda të tjera këto kohë me njerëz te thjeshtë që më kanë pyetur me dëshpërim pas 25 prillit: ‘Kur do të fitojmë?'”-shkruan ndër të tjera deputeti.

Ky i fundit është vendosur në radhën e demokratëve që mbështesin “Foltoren” e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Zjarr Tv Ad