“Përshëndes rikthimin e opozitës në Parlament”, Luigi Soreca takon Jorida Tabakun, çfarë u diskutua mes tyre

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, është takuar me Jorida Tabakun, kryetaren e Komisionit për Integrimin Europian.

Soreca shprehet se integrimi i Shqipërisë në BE është një prioritet ndërpartiak, mbi të cilin duhet të punojnë të gjitha forcat politike.

“U takova sot me Jorida Tabakun, Kryetare e Komisionit për Integrimin EvropianEvropian. E përgëzova për emërimin & mirëprita kthimin e opozitës në Parlament. Integrimi i Shqipërisë në BE është një prioritet ndërpartiak, kombëtar mbi të cilin të gjitha forcat politike duhet të punojnësë bashku në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Integrimi në Europë duhet të qëndrojë lartë në agjendën e Qeverisë dhe Parlamentit. Bashkimi Europian do të vazhdojë të mbështesë plotësisht punën e Komisionit, që luan një rol të rëndësishëm në monitorimin e punës së qeverisë së Shqipërisë mbi reformat e Europës”, shkruan Soreca.

Zjarr Tv Ad