Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, ka folur për situatën në fushën e mbetjeve në qytetin bregdetar, e cila sot u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit. Leli e ka quajtur zjarrin një incident dhe kërkoi nga Policia të gjejë autorin/ autorët.
“Masakër mund ta quanin 20 vjet që digjeshin plehrat dhe askush nuk ngrinte zërin, ndërsa sot mund ta quajmë një incident, policia po gjen shkaktarët, thuhet e qëllimshme, këtu për t’u përballur me këtë situatë për të cilën jam e sigurt se do e fitojmë, duke u përpjekur maksimalisht me zjarrfikëset që po punojnë”, është shprehur Leli ndër të tjera.
Më tej, kryebashkiaku ka thënë se landfilli i Sherishtës do të zgjidhë përfundimisht çështjen e mbetjeve në Vlorë.
“Landifili i Sherishtës do zgjidhë çështjen kaq të nxehtë të trajtimit të mbetjeve në Vlorë, pavarësisht pengesave në horizont ekziston fryma pozitive. Që t’ vë gishtin dikujt, këtë ta gjejnë organet e policisë së Shtetit, ka qenë premtimi i parë për një plagë që e ka pasur qyteti, që po rikthehet në memorien e qytetarëve.”