Yuri Kim: Reforma në Drejtësi kërkon institucione të sigurta

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka qenë prezente sot në mbledhjen që është mbajtur për vajzat dhe gratë në politikat e sigurisë ndërkombëtare.

Gjatë fjalës së saj, Kim tha se ambasada amerikane është e fokusuar në tre prioritete: demokracia, mbrojtja dhe biznesi.

Ndër të tjera, ajo është shprehur se Reforma në Drejtësi kërkon institucione të sigurta.

“Çështja e sigurisë janë çështje me të cilat po përballen homologët tuaj në Uashington. Të gjithë janë duke punuar aktulisht për këtë cështje. Për të gjithë pjesmarrësit që ndodhet këtu do bëja thirrje për angazhim për këtë qëllim të përbashkët për sigurinë globale. Europa dhe bota ka nevojë për perspektivat tuaja dhe kontributet tuaja. Ju nxis të bëni pyetje dhe të bëni debat. Ju jeni udhëheqësit e tashmes. Reforma në Drejtësi, kërkon insitucione të sigurta. Sundimi i ligjit kërkon institucione të sigurta.

Puna jonë në ambasadën amerikane fokusohet te tre prioritete: demokracia, mbrojtja e biznesi. Institucionet e sigurta janë të nevojshme për sundimin e ligjit, zbatimin e Reformës në Drejtësi, institucionet, biznesi”, u shpreh ambasadorja Kim.

Zjarr Tv Ad