Rama paralajmëroi krizën më të madhe energjitike, Mustafa Nano bën parashikimin e frikshëm…

0
208
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti i njohur Mustafa Nano, shprehet se rritja e pritshme e çmimit të energjisë, do të sjellë kosto elektorale dhe politike për qeverinë Rama. Nano tha se pavarësisht se kriza importohet nga jashtë, ndërprerjet e energjisë dhe rritja e çmimit të saj, do të prekin direkt qytetarët.

Komenti i Nanos:

“Kriza vjen nga jashtë. Kryeministri duhet të na i zgjidhë krizat dhe jo të na lajmërojë. Ai foli me tone apokaliptike duke përcjellë mesazhin se kur ka rrethana të tilla, mua më keni. Fjalimi i tij nuk më pëlqeu.

Çmimet janë rritur gjetkë. Mund të rriten edhe këtu, madje mund të përkojnë edhe me protestën e paralajmëruar. E vetmja shpresë e qeverisë është te një mirëkuptim i popullit. Por kjo nuk është si tërmeti. Shoqëria mund ta mbështesë qeverinë në raste fatkeqësish natyrore, por në këtë rast, Rama del dhe përgatit popullin për gjëmën që do të vijë.

Këtë krizë e konsideroj si një krizë të imponuar, asnjë nuk shpëton dot prej saj. Ne kemi ardhur në situatën që rrezikojmë të kemi ndërprerje. Kjo është e frikshme. Mendoj se për këtë qeveria do të paguajë kosto në terma elektorale dhe politike”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad